Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku një fëmijë 12 vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pasi është qëlluar aksidentalisht me çifte nga xhaxhai.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dajç të Shkodrës.
I mituri ka marrë plagë të rënda duke ndërruar jetë në vendngjarje.
Xhaxhai i 12-vjeçarit është shoqëruar në komisariat, teksa pritet edhe njoftimi zyrtar i policisë për ngjarjen.