Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Burincë të komunës së Gjilanit, ku një person ka humbur jetën si pasojë e një lëndimi aksidental, raporton Gazeta Sinjali.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se viktima është një 39-vjeçar nga Kaçaniku.
Sipas Hashanit, i ndjeri kishte shkuar të presë dru në Burincë, ku gjatë prerjes një lis i kishte rënë përmbi, duke i shkaktuar kështu plagë të rënda, të cilave nuk arriti që t’u përballojë.
“Ju njoftomë se sot me datën 09.08.2022 rreth ores 16:53 kemi pranuar informatë se në fshatin Burincë – komuna Gjilan personin shqiptar shtetas i kosovës (1983 ) me vendbanim në komunë të Kaqanikut ishte duke prerë drunjë , në një moment një lis e ka zënë duke I shkaktuar lëndime të rënda trupore. Nga lëndimet e marrura rreth ores 18:00 mjeku kujdetar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit, janë njoftuar njësite relevante për tu marrë me rastin”, tha Hashani për Sinjalin.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.