Një ngjarje e rēndë raportohet të ketë ndodhur së fundmi në Prrenjas. Një 48-vjeçar i identifikuar si Fatos Çollaku në kushte të rënduara psikologjike i ka dhënë fund jetës së tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Rrajcë, në lagjen Krastë dhe 48-vjeçari është gjetur i varur në një pemë afër shtëpisë.
Në media raportohet se Çollaku jetonte në kushte tepër të vështira ekonomike dhe prej disa muajsh familjes së tij i kishin ndërprerë dhe energjinë elektrike pasi nuk kishte paguar.
48-vjeçari jetonte bashkë me motrën, ndërsa banorët e ndihmonin me ushqime. Trupi i tij është dërguar në morgun e qytetit të Elbasanit ku pritet të kryhet ekspertiza ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tij.
Varfëria është një koncept i cili shprehet në mënyrë sasiore bazuar në treguesit e të ardhurave për frymë dhe në aftësinë e individëve për të përmbushur nevojat jetësore bazë.
Treguesit më të rëndësishëm të nivelit të varfërisë janë: përqindja e popullsisë që jeton në varfëri absolute (e përcaktuar në Shqipëri si numri i personave me konsum mujor real nën 4,891 lek), dhe përqindja e popullsisë që jeton në varfëri ekstreme (e përcaktuar si numri i personave që kanë vështirësi në përmbushjen e nevojave bazë ushqimore).