Një çift i moshuar gjerman po çon në gjyq pronarin e një gjeli për të cilin thonë se këndon 200 herë në ditë dhe është e barabartë me ‘torturë’.
Friedrich-Wilhelm K., 76 vjeç, dhe gruaja e tij Jutta, thonë se gjeli ‘Magda’ fillon të këndoi nga ora 8 e mëngjesit dhe nuk e mbyll gojën për pjesën tjetër të ditës.
Dyshja duan që zogu të hiqet nga shtëpia e fqinjit të tyre në Bad Salzuflen në Gjermaninë perëndimore.
Ata kanë regjistruar këndimet e gjelit që i bën çdo ditë dhe i kanë bërë gati për gjykatë.
“Ne nuk mund të përdorim kopshtin dhe nuk mund të hapim asnjë dritare”, tha Friedrich-Ëilhelm për televizionin gjerman./Neutral.al/