Çka po i ndodh Joe Bidenit? Amerikanët e shqetësuar me atë që panë në paraqitjen e tij të fundit…

Joe Biden ka rezultuar negativ për Covid-19, tha të martën një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, pasi presidenti amerikan kollitej në mënyrë të përsëritur gjatë një fjalimi mbi një projektligj që synonte të nxiste industrinë e gjysmëpërçuesve amerikanë.

Presidenti Biden mbajti një fjalim në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë për ministrat, anëtarët e Kongresit dhe biznesmenët përpara se të nënshkruante një projekt-ligj që siguron 53 miliardë dollarë në mbështetje të industrisë vendase për të nxitur prodhimin e gjysmëpërçuesve.

Në disa pika të fjalimit të tij, presidentit Biden iu desh të ndalonte, të kthehej anash dhe të kollitej ose të pinte pak ujë, gjë që, siç parashikohej, nuk kaloi pa u vënë re dhe u komentua në rrjetet sociale.

Presidenti 79-vjeçar i SHBA-së së fundmi u raportua dy herë me Covid-19 dhe ishte në karantinë në Shtëpinë e Bardhë deri të dielën.

“Presidenti rezultoi negativ për Covid-19 dje dhe këtë mëngjes”, u tha gazetarëve një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë pas fjalimit të Biden.

Joe Biden ka vuajtur nga astma në të kaluarën, tha korrikun e kaluar koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për trajtimin e pandemisë Covid-19, Asish Jha, duke shpjeguar se ai është i prirur ndaj bronkospazmës dhe herë pas here ka përdorur inhalatorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *