Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, është duke menduar së fundmi që aktivitetin e tij ta zhvendosë edhe në biznes.
Kjo pasi i njëjti është duke menduar një investim jashtë vendit, e që kësaj here nuk lidhet me muzikën.
Telegrafi mëson se këngëtari, emri i vërtetë i të cilit është Blerim Muharremi, ka marrë të drejtën e përfaqësimit të një brendi ndërkombëtar në Zvicër, kontrata tashmë është nënshkruar dhe thuhet se punimet për jetësimin e këtij biznesi veçse kanë filluar.
Kujtojmë që Blero ka krijuar një lidhje më të afërt me shtetin e Zvicrës, veçanërisht pas lidhjes së tij me modelen Afrona Dika, e cila është lindur dhe rritur atje.
Megjithëse dyshja thuhet se janë duke marrë një pushim nga marrëdhënia e tyre, Blero duket se nuk është ndalur në arritjet e tij profesionale.
Pavarësisht angazhimit të tij në bieznesin e ri, këngëtari sërish nuk mendon që t’i largohet muzikës, e cila mbetet profesioni primar për të.