Pas Prindon Sadriut, Dua Lipa injoron keq Albin Kurtin!

Prej që ka arritur në Kosovë të mërkurën e 4 gushtit e deri tash, Dua Lipa ka postuar me dhjetëra fotografi nga agjenda e saj në Kosovë. Me të arritur në Kosovë, publikoi fotografi para se të nisej për konferencën për media, pastaj fotografi e video se si e solli brendin më të njohur në botë, “Valentino”, për të punuar veshjen e saj që e pati në koncertin që mbajti në “Sunny Hill”. Pastaj postoi fotografi me slloganin e sivjetëm të festivalit #SetMeFree që është thirrje për liberalizim të vizave për kosovarët, pastaj kur u dekorua me titullin “Ambasadore Nderi” e Kosovës që iu nda nga Zyra e Presidentes Vjosa Osmani, ndejat e çmendura me shoqërinë e saj në Gërmi dhe vizitat që u bëri disa fëmijëve dhe Bienales së artit “Manifesta”.

Lista e gjërave të tjera që Dua Lipa i tregoi botës përfshijnë edhe një filxhan makiatoje me buzëkuqin e saj, pamje e Prishtinës nga dhoma e saj, promovoi artistë të rinj kosovarë që nga piktorë e Dj, por vetëm një takim nuk e përmendi e as nuk e postoi askund – takimin me kryeministrin Albin Kurti.

Kurti i cili shkoi edhe personalisht në natën e fundit në “Sunny Hill’, e priti gjatë ditës në zyrën e Kryeministrit, duke shkruar një “ese muzikore” për Dua Lipën dhe normalisht i postoi ato gjithandej në rrjete sociale.

Por Dua Lipa, nuk e postoi asnjë fotografi nga takimi me Kurtin. As ndonjë moment kur ai ishte në “zonën VIP” të festivalit. Asgjë.

Për ju që po thoni me vete “çka ka lidhje që Dua nuk e ka postuar fotografinë nga takimi me Albin Kurtin, kur ai takim është përmendur në shumë lajme” dhe kësisoj është marrë vesh se janë takuar, analizoni postimet e 4 ditëve të fundit të Dua Lipës dhe do ta kuptoni se sipas të gjitha gjasave ka një arsye personale pse nuk ua tregoi fansave të saj takimin me kryeminsitrin e vendlindjes së saj.

Në botën që funksionon në internet dhe komunikon përmes rrjeteve sociale, një takim nuk ka ndodhur, nëse nuk është postuar në profilin tënd. Për të tingëlluar pak më lehtë, nëse një takim ka ndodhur e nuk e publikon, ai takim është diçka e parëndësishme. Ose ke dëshirë që ajo që ka ndodhur të mbahet sekret. Por kur bëhet fjalë për yllin e muzikës me 85 milionë ndjekës në Instagram sikurse Dua Lipa, mungesa e një postimi për një takim që ka ndodhur është më shumë se kaq. është një hiearki e rëndësisë.

Dhe nëse takimi me kryeminsitrin e vendit që ke vizituar nuk ia vlen të postohet, është shenjë që takimi nuk ka ndonjë rëndësi. Ka pak gjasa që Dua të ketë harruar ta postojë. Më shumë ka gjasa që Dua Lipa nuk ka ditur se çfarë të shkruajë në përshkrimin e fotografive. Cilado që të jetë arsyeja, është një fakt që nuk zhbëhet: në rrjete sociale, del se vetëm Albini e ka takuar Dua Lipën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *