Joleen Diaz, 45 vjeç, jeton në Kaliforni dhe duket kaq e re saqë të gjithë mendojnë se vajza e saj është në të vërtetë motra e saj. Ajo dhe e bija 19 vjeçare, Meilani Parks kanë një marrëdhënie të ngushtë dhe dalin bashkë nëpër takime romantike.
“Djemtë e rinj më kërkojnë takime por unë kryesisht i refuzoj. Kam përshtypjen se ata kanë krijuar një imazh të gabuar për mua nga profili im në Instagram.”, thotë nëna 45 vjeçare, e cila është divorcuar nga bashkëshorti i saj 14 vite më parë.
Jolie dhe vajza e saj shpesh shkojnë në takime të dyfishta. “Kur jemi të dyja në një lidhje, ne shpesh shkojmë në bowling, shëtitje ose në plazh së bashku me djemtë…Melanie vazhdon të më kërkojë këshilla për dashurinë dhe takimet. Më pëlqen që ajo më beson!”
Joleen u bë një sensacion botëror kur fotot e saj u përhapën në media. Askush nuk mund ta imagjinonte se një grua dyzet vjeçare mund të dukej kaq rinore. Por, megjithë popullaritetin e saj, 45 vjeçarja ende nuk e ka gjetur dashurinë e jetës së saj.