Një ngjarje e rëndë që për pak ka përfunduar në tragjedi është regjistruar në një familje në Greqi.
Një burrë ka dhunuar dhe kërcënuar me kaçavidë gruan e tij në sy të fëmijës të tyre. 36-vjeçar fillimisht e ka dhunuar fizikisht 26-vjeçaren ndërsa me pas i ka thënë se “do të vuash të njëjtën gjë si gratë e tjera që kanë dalë në lajme”.
Gruaja ka marrë lëndime në trup, ndërsa ashtu me plagë dhe fëmijën me vete është larguar.
Pas ngjarjes burri ka rënë në prangat e policisë.