Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 19:30 është raportuar një rast i sulmit seksual në Prizren.
Viktima, shtetase e Shqipërisë, kishte thënë se është sulmuar seksualisht nga një mashkull kosovar.
“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.