Theret me thikë një i mitur në Deçan

Një i mitur në fshatin Shaptej të Deçanit është therur me thikë nga një i mitur tjetër, njofton policia.

Të dyshuarin e kanë arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË /Fsh. Shaptej, Deçan 08.08.2022 – 14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që me një mjetë të mprehtë (thikë) kishte therur disa herë viktimën mashkull  kosovar  i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *