Dje ka ndodhur një rast i trishtë në Prizren, ku një 12-vjeçare dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një burrë 33-vjeçar, që bashkëjetonte me nënën e saj.
Rasti është denoncuar nga nëna e të miturës, e cila ka rrëfyer detaje për momentet që ka përjetuar e bija.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari i përfshirë në këtë rast është Fjodor Berati, shtetas i Shqipërisë, i cili po jetonte me nënën e vajzës që dyshohet se e sulmoi seksualisht.
Ai po dyshohet se e kishte prekur vajzën e gruas me të cilën bashkëjetonte në prani të saj. Kjo e ka shokuar dhe tmerruar nënën, e cila e ka raportuar rastin dhe ka dëshmuar para hetuesve se si ndodhi rasti ndodhi në banesën e tyre.
Pasi është marrë deklarata e nënës së vajzës, e mitura është dërguar për ekzaminime mjekësore dhe më pastaj që të dyja janë dërguar në përkujdesje institucionale.
Ndërkohë që me t’u përfunduar procedurat policore, me urdhër të prokurorit, 33-vjeçari është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh. Ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.