Shemsi Krasniqi i “Ilirëve” rrëfeu për incidentin e ndodhur në festivalin “Sunny Hill”. Pasi u përpoq të këndonte në skenën e festivalit u arrestua nga policia.
Krejt kjo ndodhi si pasojë e një bisede që pati me organizatorin e festivalit, Dukagjin Lipa.
Ai tregoi se dikur ka pasur një raport të mirë me Dukagjin Lipa-n, por ndodhi një incident i tillë dhe kërkon falje për këtë. Gjithsesi, ai iu drejtua me disa fjalë të rënda atij.
“Jam ndjerë keq, kërkoj falje edhe unë”, tha Krasniqi në T7.