Noizy dështon në një koncert në Prizren, pak njerëz, nuk del fare për të kënduar…

Prej se ka filluar vera nuk kanë të ndalur koncertet nga këngëtarët e mirënjohur si në Kosovë, gjithashtu edhe në vendet e tjera.

Noizy para disa ditësh ka pasur koncert në Prizren në lokalin ‘Societe Lounge’, shkruan gazeta Neutral.

Dhe nga disa pamje që kanë qarkulluar në ‘Tik Tok’ shihet se koncerti i Noizyt nuk ka tërhequr fansat që të shkojnë pasi shihen shumë pak persona, teksa këngëtari shkaku i kësaj nuk ka dalur fare për të performuar.

Po ashtu, në këtë video në ‘Tik Tok’, personi që e ka publikuar thotë se kamarierat i kanë ndërruar çmimet e birrave, pasi njëri i ka thënë çmim tjetër, tjetri tjetër dhe paratë të cilat kanë dhënë për të dëgjuar Noizyn nuk i janë kthyer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *