Zjarr i madh ka shpërthyer sot në komunën e Klinës, derisa ka dëmtuar edhe asetet elektroenergjetike, duke lënë kështu pa energji disa fshatra.
Në njoftimin e bërë nga KEDS thuhet se shkaqet ende nuk dihen, por që ekipet janë në vendngjarje duke bërë maksimumin që konsumatorëve t’u kthehet energjia elektrike.
Gjithashtu KEDS bënë thirrje që njerëzit të kenë kujdes dhe mos të ndezin zjarre.
Njoftimi i plotë:
Një zjarr ka shpërthyer sot rreth mesditës në Komunën e Klinës. Ky zjarr, burimi i të cilit nuk dihet ende, ka dëmtuar edhe asetet elektroenergjetike. Për pasojë, disa fshatra të kësaj komune, përkatësisht Drenoci, Poterqa, Dugujeva dhe Bokshiqi janë pa energji elektrike.
Ekipet tona janë në vendngjarje, duke bërë maksimumin që linjat e dëmtuara të riparohen dhe konsumatorëve tu kthehet energjia elektrike.
Lusim të gjithë të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre, pasi ato po bëjnë dëme të mëdha edhe ne asetet elektroenergjetike, duke ndikuar direkt në furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike.