21 vjeçari tërhiqet zvarrë nga kamioni, shoferi nuk e kishte parë derisa…

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Itali. Konkretisht ditën e sotme një 21 vjeçar ka humbur jetën pasi u tërhoq zvarrë nga një kamion-cisterne.

Tragjedia ka ndodhur në Ankona. Mësohet se shoferi për disa çaste nuk e kishte kuptuar në fakt se i riu ishte poshtë kamionit.

I ndjeri është me origjinë nga Somalia dhe në Itali ishte një azilkërkues.

Ambulanca shkoi në kohë në vendin e ngjarjes, por i riu për shkak të plagëve të mëdha ndërroi jetë rrugës për spital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *