U rrah keq nga disa kosovarë, kjo është gjendja e Luigj Markut, ekstremistit që shante Adem Jasharin dhe muslimanët…

Antiterrori dhe Prokuroria e Lezhës nuk e gjetën dot, megjithëse i kërkuan autoriteteve irlandeze ekstradimin e 39-vjecarit Luigj Marku i cili u vu në akuzë për veprime ekstremiste me qëllim nxitjen e urrejtjes.

Por pak ditë më parë, persona të panjohur e kanë gjetur ndërsa transmetonte live në Tik Tok, duke i ndërprerë edhe video-mesazhin.

Prej disa ditësh ai nuk është shfaqur më në rrjetet sociale, ndërsa ka raportime të ndryshme se është rëndë në spital.

Por në Tik Tok një person që komunikonte vazhdimisht me të ka zbuluar detaje se çfarë ndodhi pasi Luigj Marku u ndalua nga persona të panjohur në rrugët e Dublinit. Sipas tij, Marku është masakruar dhe është rëndë në spital.

“Tash ça u bo? E kapën, e neutralizuan, e çuan në hije të një peme. E kanë mbyt keq. I prenë hundën. I është prerë gjysma e hundës. Dhe e kanë pre këtu, (tregon faqen e djathtë) e kanë godit shumë, sa është në gjendje të rëndë. I kanë fut edhe një plumb në kofshë, se ai ka pas qenë sakat” ka thënë personi që në Tik Tok është me emrin Pavlin Gjoka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *