Këngëtarja me famë botërore, Billie Eilish ka befasuar të gjithë me deklaratën e saj.
Ajo në një intervistë për “Sunday Times” ka treguar dëshirën e madhe për t’u bërë nënë, shkruan Neutral.al.
Këngëtarja ka thënë se më mirë të vdes sesa të mos kishte fëmijë.
“Më mirë do të vdisja se sa të mos kisha fëmijë. Unë kam nevojë për ta. Sa më shumë rritem, aq më shumë i përjetoj gjërat, thjesht mendoj, uf, çfarë do të bëj kur fëmija im të mendojë se kjo është gjëja e duhur që duhet bërë dhe unë them ‘jo nuk është’ Dhe ata nuk do të më dëgjojnë mua”, tha ajo./Neutral.al/