Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, ku një veturë ka goditur një këmbësor, fëmijë i moshës 9-vjeçare, i cili ka pësuar lëndime të rënda.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se fëmija është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë. Siç mëson Sinjali, aksidenti u shkaktua pasi i dyshuari po lëvizte duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, me ç’rast godet fëmijën i cili pëson frakturë në kokë.
Pas ndihmës mjekësore që ka marrë në spitalin e Prizrenit, 9-vjeçari është transferuar në QKUK, ku po trajtohet.
Ndërkohë të dyshuarit i është konfiskuar pasaporta, pasi siç thonë burimet ai jeton në diasporë.