Noizyt i ndalet muzika në koncert pasi i prishet laptopi, kështu e menaxhon situatën reperi

Noizyt i ka ndodhur një incident në një koncert ditën e sotme, por mënyra se si këngëtari e menaxhoi situatën ishte epike.

Reperi ishte duke performuar një nga këngët e tij të reja “Alkool” kur papritur muzika ndalon.

“A vjen a vjen a vjen… Mu ka prish laptopi” këndon Noizy në vend të tekstit origjinal, duke shkaktuar të qeshura tek të pranishmit. “Ka shumë nxehtësi, ju kërkojmë ndjesë. Edhe pak do i gjuajmë DJ me bidona. Hë m lila ça bëhet? Ku është Beleci? Oooo Belec”- vazhdoi ai me shaka duke e kaluar situatën me sportivitet dhe “pa drama”.

Shikoni pamjet më poshtë

:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *