Ajo karrierën muzikore e nisi duke bërë cover këngësh e më pas vazhdoi të publikonte këngë të sajat, por shumë shpejt u kthye në një nga këngëtaret më të njohura, sidomos në Kosovë. Bëhet fjalë për Valza Zhegrova, e cila po martohet.
Mbrëmë ajo ka mbajtur festën e beqarisë, ose siç e quajnë në Kosovë kanagjegj. Valza, e cila më 10 gusht mbush 19 vjeç do të martohet me avokatin Nazmi Vërtopi. Çifti janë bashkë prej disa kohësh.
Vitin e kaluar Valza u tërhoq nga karriera muzikore dhe u fejua fiks në ditën kur mbushi 18 vjeç.
Valza u zhvendos në Belgjikë për studime dhe u shkëput tërësisht nga syri i publikut.
Megjithatë mbrëmë ajo ka postuar foto e video të shumta nga kanagjegji duke marrë dhe urime nga familjarët e miqtë për martesën dhe për pamjen e saj të bukur.