Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Singaporë. Një burrë 44-vjeçar është dënuar me 24 vjet burg për shkak se e dhunonte seksualisht vajzën e tij 14-vjeçare.
Siç raporton “Channelnewsasia”, ai e ka dhunuar mbi 10 herë vajzën e tij. Gjatë kësaj periudhe, bashkëshortja e tij po merrte trajtim kundër kancerit, shkruan Neutral.al
E gjithë kjo ngjarje kishte nisur në maj të vitit 2019, kur e kishte dhunuar për herë të parë.
Kjo pastaj kishte vazhduar për muaj me radhë.
Në tetor të vitit 2019, derisa të gjithë po flinin, 44-vjeçari i kishte hyrë në dhomë vajzës së tij dhe e kishte dhunuar seksualisht.
Viktima kishte pretenduar se ishte duke fjetur. I njëjti skenar kishte ndodhur me 2 dhjetor të vtiti 2019, kur 44-vjeçari I kishte hyrë në dhomë gjatë natës dhe viktima përsëri ishte bërë kinse ishte në gjumë.
Herën e fundit, nëna e vajzës kishte hyrë në dhomë dhe e kishte zënë bashkëshortin të zhveshur duke tentuar ta përdhunonte.
Viktima kishte filluar të qante. 44-vjeçari kishte kërkuar falje dhe ishte larguar nga dhoma.
Vajza 14-vjeçare nuk e kishte raportuar rastin pasi besonte se financat e familjes, pasi nëna e saj ishte me kancer, vareshin nga babai i saj.
Siç thuhet nga gjykata, ajo nuk kishte dashur që ta brengoste nënën e saj. Po ashtu ishte e frikësuar nga babai i saj, nëse do të tentonte të rezistonte.
Pas ishte zbuluar, nëna kishte ndryshuar dhomën e 14-vjeçares, duke e vendosur në të njëjtën dhomë gjumi me motrën e saj. Që nga ajo kohë, përdhunimet e babait ishin ndaluar.
Në vitin 2020, nëna e viktimës ishte shtruar në spital. Në të njëjtën natë, babai kishte hyrë përsëri në dhomën e vajzave, por s’kishte mundur të kryente aktin pasi që ishte frikësuar nga zhurmat që bënte gjatë gjumit i biri i tij.
Viktima pastaj e kishte lajmëruar nënën e saj për rastin. Nëna ishte konfrontuar me 44-vjeçarin.
Pas kësaj e kishte lajmëruar në polici rastin, duke kërkuar mbrojtje.
Fatkeqësisht, nëna e viktimës nuk jeton më përshkak të sëmundjes që kishte./Neutral.al/