Në një aksident trafiku që u regjistrua sot në orët e mbrëmjes në kryeqytet, kanë mbetur të lënduar dy persona.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka shtuar se i njëjti aksident ka ndodhur mes një automjetii dhe një motoçikleteje.
“Sot rreth orës 19:00 në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti e një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Ahmeti.