Tre persona janë lënduar rëndë pas një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur mes fshatave Rogovë dhe Celinë.
Kështu tha për Klankosova.tv Lumni Graishta, drejtor i policisë në Gjakovë.
Graishta tha se të lënduarit aktualisht po marrin trajtim mjekësor në spitalin rajonal.
“Aksidenti ka ndodhur në mes të fshatrave Rogovë dhe Celinë. Të përfshira janë dy automjete ndërsa si pasojë e aksidentit tre persona janë lënduar rëndë të cilët për momentin janë duke marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal kurse në vendngjarje janë njësitet e trafikut nga DRP Gjakovë” – tha Graishta.