Analistja Kimete Berisha ‘kritikon’ kryeministrin Kurti: Teksa Policia e Kosovës janë sulmuar në liqenin e Ujmanit, ju keni pjekur shtalba në malet e Jezercit

Mbrëmë janë sulmuar Policia e Kosovës në liqenin e Ujmanit, teksa i kanë gjuajtur dhjetë herë.

E, pas kësaj pati reagime të shumta, shkruan Nuetral.al.

Gjithashtu reagoi edhe analistja e njohur Kimete Berisha, e cila kritikoi krerët shtetërorë të cilët në kohën kur ndodhi sulmi, ata ishin në malet e Jezercit duke pjekur shtalba.

Ky është reagimi i saj i plotë:

“|Në çastin kur bandat serbe i kanë sulmuar policinë e Kosovës në liqenin e Ujmanit (dhjetë herë i kanë gjuajtur, i ka numëruar njëri polic të shtënat), kryeministri dhe ministri i ushtrisë kanë pjekur shtalba në malet e Jezercit. Kallamoqi shkon shumë me birra, se është i ëmbël, prandaj mërgimtarët nuk kanë kursyer për atdhe dhe për bark, se 99.9 për qind dashuritë lindin në bark… prandaj, kush gatuan më së miri ka më së shumti fat në dashuri…. Mërgimtarët kishin bërë mastraf të madh. Ju e dini se ka liri negative dhe liri pozitive (e dini hamamin), prandaj mua më pëlqen liria negative, liri përjashtuese, personale, individuale, shkurt, kur i thua dikujt: Ec, ik, lermë rehat, mos më trego ti mua çka e qysh, se po ta… Dhe më pëlqen që birra të jetë e vendosur në shishe të xhamtë, që në fund kur ta pijë, ta përplas për cimenti, si shenjë revolte për dashuritë e humbura. Dobësi e kam, zhig me pi e me thy…e askush mos me ndërhy’ në proces. Ato krismat e thyrjes së gotës, dhe copat kur përplasen në ciment, janë si vargje poezie që e thyen heshtjen…ose, më mirë të them si fjalë që më parë vdesin se sa që thuhen…. Kurse liri pozitive, që e prodhon qeveria Kurti ekskluzivisht për mërgimtarët përfshinë në pako, edhe hudhjen e shisheve në bar. Shihni fotografitë e ministrit të ushtrisë, afër kundrës së tij të zezë si nata pa hënë e pa nuse, e ka kanaqen e birrës, ta merr mendja tri këmbë i ka, po s’i ka. Shishja e birrës bie lehtë në bar, mërgimtarët janë ulur në shiltet prej sanës, kurse një grua me fustan pembe, me fat më të madh, e mbante një pjatë me copa bostani, që nuk e ndante me askënd. Grua e vendosur (si unë). P.S. Kallamoqi në Amerikë përdoret për prodhimin e benzinës, por në Kosovë përdoret për prodhimin e atij gazit famëkeq…thanë Jezerci ka bezerit pas vizitës… Boçët e kallamoqit si eshtra shkapërderdhur nëpër katund…por, postaj fryu era…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *