Detaje tronditëse janë bërë me dije nga ngjarja e ndodhur së fundmi në New York, ku një i ri shqiptar dhe bashkëshortja e tij u hodhën nga kati i gjashtë, duke gjetur vdekjen në vend.
Dëshmitarë në vendngjarje tregojnë se kanë dëgjuar zhurmë të madhe dhe janë shokuar kur kanë parë dy trupat e vdekur në vend.
Një prej dëshmitarëve shprehet:
“Është e trishtueshme… po mendoj për fëmijët e tyre. U dëgjua si një copë e madhe çeliku … që përplasej në tokë. Pastaj u dëgjua një fëmijë duke bërtitur: ‘Mami, Mami”.
Florind Belliu ishte 35 vjeç, ndërsa Ornela 28. Ajo që e bën edhe më shokuese ngjarjen është fakti se 28-vjeçarja ishte shtatzënë.
Në Amerikë bashkë me familjen ishte edhe mamaja e Florindit. Ky i fundit ka qenë aktor në Shqipëri, para se të ikte në New York.