Gjuajtje me armë në një shisha-bar në Podujevë, një person i plagosur, i dyshuari është…

Një përleshje që ka filluar mes disa personash në një shisha bar në Podujevë, ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka deklaruar se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, derisa i dyshuari është në arrati.

“Sot rreth orës 02:30 kemi marrë informatën se në një lokal në Podujevë, një person është plagosur nga arma e zjarrit. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia është duke punuar për arrestimin e personit të dyshuar i cili është identifikuar dhe aktualisht ndodhet në arrati”, ka thënë Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *