Tragjike: I vrari në Lipjan është 22-vjeçar, inicialet e tij janë…

Një i ri është vrarë mbrëmë në Lipjan, e dy persona të tjerë janë plagosur. Rasti ka ndodhur në një lokal në rrugën  “Lidhja e Prizrenit”.

“Neutral.al” mëson përmes burimeve se i vrari është një 22-vjeçar.

Inicialet e të vrarit janë D.G. Vrasja ka ndodhur në një lokal.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

“VRASJE E RËNDË & LËNDIM I RËNDË TRUPOR-Rr. L. Prizrenit, Lipjan 05.08.2022-23:40. Është raportuar se pas një konflikti verbal dhe fizik, dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë qëlluar me armë zjarri tre viktima meshkuj kosovarë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktimat janë dërguar në QKUK, ku njëri prej tyre duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku si prova materiale janë sekuestruar, tri gëzhoja, një predhë dhe një fragment metali. Dy të dyshuarit gjenden në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *