Putini po fshihet, ‘sozia’ e tij po del në televizione, publikohen fotot që ngrisin dyshimet…

Gjeneral-major Kyrylo Budanov,  shefi i inteligjencës së Ukrainës, ngriti dyshime se Putini përdor një sozi duke u nisur nga imazhet e marra në transmetimet televizive.

Ai pretendon se një ekzaminim i afërt i veshëve të presidentit tregon se kemi të bëjmë me dy njerëz të ndryshëm. Budanov gjithashtu pretendon se trupi i “dyfishtë” i Putinit herë pas here ka ‘zakone, ecje dhe gjatësi të ndryshme edhe lartësi të ndryshme nëse e shikoni nga afër’.

Këtë javë, gjeneralmajori i Ukrainës Kyrylo Budanov u shfaq në TV për të pohuar para shikuesve se gjatësia dhe veshët e Putinit kanë ndryshuar në paraqitjet e fundit, raporton The Sun.

Ai tha: ‘Pamja e veshëve, është e ndryshme… Dhe është si në rastin e një gjurmëve të gishti, fotografia e veshit të çdo personi është unike. Nuk mund të përsëritet’.

Budanov kishte pohuar më parë se Vladimir Putini “i dytë” mund të ishte në një samit të mbajtur në Teheran muajin e kaluar.

Ndërsa lideri rus dukej në diklet teksa zbriste nga shkallët e avionit të tij presidencial në Teheran, burimet ukrainase vunë në dukje se “Putini tjeter” lëvizte jashtëzakonisht shpejt dhe ishte më vigjilent sesa në paraqitjet e mëparshme publike.

Presidenti rus dukej i animuar teksa përshëndeti të pranishmit, përpara se të hiqte xhaketën dhe të hipte në një limuzinë të blinduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *