Shkon mjaft mirë me ish të dashurën e burrit të saj, Dua Lipën, Sara Hoxha bën gjestin e papritur

Rrallë ndodh që partnerja të mbajë raporte të mira me ish të dashurën e partnerit.

Ky është rasti i Sara Hoxhës, e cila ka treguar se nuk e ka fare problem, të takojë dhe bëjë foto me Dua Lipën dhe familjen e saj të vogël. Ndonëse kjo i kushtoi shumë pasi u “kryqëzua” në rrjet nga ndjekësit për këtë veprim.

Mirëpo duket se këto kritika nuk do ta ndalojnë partneren e Ledri Vulës të mbështesë ish-të dashurën e partnerit të saj, Dua Lipën.

Mbrëmë, Ledri ka performuar në “Sunny Hill Festival” ku edhe Sara ishte e pranishme si gjithmonë në mbështetje të të dashurit të saj. Dhe jo vetëm atij. Sara ka bërë gjestin e veçantë për Dua Lipën.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instastory” një foto ku duket ylli me famë botërore në skenë, në shenjë mbështetje. Hoxha ka lënë gjestin të flasë vetë, duke mos shtuar asnjë koment, përbri fotos

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *