“Llugë” në Merdare, kaq orë po presin mergimtarët për të kaluar kufirin

Mërgimtarët kosovarë kanë nisur të kthehen në Perëndim, pas pushimeve në vendlindje, shkruan GazetaDemos.

Bashkatdhetarët kosovarë po përballen deri në 8 orë pritje për të dalë nga Kosova në vendkalimin kufitar në Merdare.

Në pikën kufitare Merdare janë krijuar kolona të gjata të veturave deri në 5 km për të dalë nga Kosova, kryesisht mërgimtarë që po kthehen në vendet e tyre, raporton GazetaDemos.

Në kufirin me Serbinë, mërgimtarët akuzojnë shtetin fqinj për pritjet e gjata, megjithatë thonë se këto janë bërë të zakonshme dhe se nuk dihet nëse bëhen të qëllimshme për shkak të vendosjes së reciprocitetit për letërnjoftime nga pala kosovare.

GazetaDemos ka siguruar pamjet nga kjo kolonë e krijuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *