40 të vdekur si pasojë e zjarrit në një klub nate, publikohen pamjet plot tym e britma

40 persona kanë vdekur pas një zjarri që shpërtheu në një klub nate në provincën Chonburi të Tajlandës, njoftuan mediat e vendit të Azisë Juglindore.

Më herët, një oficer policie raportoi për 13 të vdekur dhe 35 të plagosur si pasojë e zjarrit në lokalin e natës “Mountain B”, në zonën e Sattahip, i cili ndodhi rreth orës 01:00 (me orën lokale, dje të enjten në orën 20:00).

Sipas të njëjtit burim, deri më tani të gjitha viktimat besohet të jenë shtetas tajlandez.

Zjarri u fik në orën 04:00.

Videot e marra nga ekipet e shpëtimit tregojnë ndërtesën në flakë dhe shumë njerëz që dalin jashtë dhe vrapojnë duke bërtitur mes tymit të zi të dendur. Rrobat e disa prej tyre kanë marrë flakë.

Rregullat bazë të sigurisë nga zjarri shpesh injorohen në Tajlandë, një destinacion popullor për turistët perëndimorë dhe aziatikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *