Tragjike: Vdes një 19-vjeçar në Prishtinë pasi u godit nga vetura

Një person ka mbetur i vdekur mbrëmë si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në rrugën “Fahri Fazliu në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për Sinjalin se viktima është një 19-vjeçar.

“Rreth orës 01:20 kemi pranuar informatën se në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë,ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësor dhr tri vetura ( një veturë në lëvizje dhe dy të parkuara).

“Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar tre persona, një prej tyre (këmbësor) nuk ka arritë të përballojë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i viktimës J.S, mashkull,  19 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa personi i dyshuar (ngasësit të automjetit) i me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë”, tha Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *