Përfshihet nga zjarri një veturë në Jezerc

Një veturë e tipit Fiat Punto është përfshirë nga zjarri para disa orësh në fshatin Jezerc të Ferizajt, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur sinjalizues të Sinjalit, që kanë qenë në dëshmitarë në vendin e ngjarjes kur ndodhi rasti. Sipas tyre vetura është djegur dhe personat që ishin brenda, që dyshohet se kanë lidhje familjare janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ajo që dihet është se Policia është njoftuar për rastin, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e shkaqeve se si ka ardhur deri te zjarri kanë nisur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *