Fillimi i festivalit “Sunny Hill”, policia tregon se cilat rrugë do të bllokohen për qarkullim

Policia e Kosovës është deklaruar rreth mbajtjes së festivalit muzikor “Sunny Hill” i cili tashmë ka filluar.

Përmes një njoftimi në Facebook policia ka bërë të ditur planin operativ gjatë 4 netëve të festivalit.

Për shkak të fluksit të madh të automjeteve dhe personave që pritet të frekuentojnë festivalin do të ketë bllokime të plota apo të pjesshme të rrugëve që qojnë në atë zonën.

Do të ketë ndalimqarkullimi për mjetet motorike dhe qytetarët në rrugën “Dr.Shpëtim Robaj” që nga hyrja në parkun Gërmia (te laura) e deri në kryqëzimin e rrugës me fshatin Butovc.

Përjashtimisht do të lejohen automjetet e policisë, ndihmës së shpejtë, zjarrfikësve si dhe mjetet e akredituara në shërbim të festivalit.

Policia falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe kërkon që të shfrytëzohen rrugët tjera nga qytetaret që mësyjnë Butovcin (rrugën nëpër Kolovicë) ose pjesën e epërme të Gërmisë (rrugën nga Matiqani).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *