Gjendet pa shenja jete një grua 76-vjeçare në lagjen Dardania në Prishtinë, dyshohet se ka vdekur që tri ditë

Një grua e moshës 76-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot në banesën e saj në lagjen Dardania të Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se e ndjera dyshohet se kishte vdekur para 3 ditësh.

Posa Policia ka marrë informacionin ka dalë në vendin e ngjarjes, prej ku është tërhequr trupi i pajetë.

Fqinjët e viktimës kanë thënë për Sinjalin se e ndjera ka jetuar e vetme në banesën e saj.

Sinjali do t’ju mbajë të informua për detaje të reja lidhur me rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *