Prokuroria Themelore e Ferizajt, është duke e vazhduar aksionin e jashtëzakonshëm në zonën e mbrojtur Brezovica, lidhur me ndërtimet paleje dhe shkatërrimin e zonës së mbrojtur.
Ky inistucion ka njoftuar se “Qëllimi i këtij inspektimi është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin”.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Minsitrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës, sot, janë duke realizuar një inspektim të jashtëzakonshëm në zonën e Brezovicës, i cili është vazhdimësi e aksioneve të mëhershme.
Qëllimi i këtij inspektimi është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin.
Lidhur me këtë rast, në vendin e ngjarjes ndodhet edhe Prokurori i Shtetit.