Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në Han të Elezit ku një vajzë e mitur ka rënë pre e sulmit seksual. Rastin e ka denoncuar në Polici nëna e vajzës, sipas të cilës vajza e saj 13-vjeçare u sulmua seksualisht nga një burrë 53-vjeçar.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se nëna e të miturës ka deklaruar se i dyshuari ka sulmuar seksualisht dy herë vajzën e saj.
“Sipas nënës së viktimës dyshohet se personi me inicialet M.B (M/K) i moshës 53 vjeçar,në fillim të vitit 2021 dhe në qershor të vitit 2022 e ka sulmuar seksualisht të miturën 13 vjeçare”, tha Veseli për Sinjalin.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.