Prishtinë: Vëllau rrah motrën e tij 12-vjeçare e bën ”llom”, pastaj…

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen çdo ditë e më shumë në vendin tonë. Zakonisht viktima janë gratë e vajzat të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga familjarët e tyre, të cilët pa hezitim i rrahin ato, raporton Gazeta Sinjali.

E një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën “Ardiana Abdullahu” në Prishtinë, ku një 12-vjeçare e ka denoncuar në Polici vëllain e saj, i cili po dyshohet se i ka shkaktuar dhunë fizike. 20-vjeçari, sipas viktimës e ka sulmuar fizikisht dhe i ka shkaktuar shumë shqetësim.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka nisur kërkimet për të dyshuarin, i cili është kapur disa orë pas raportimit të rastit, në Bardhosh të Prishtinës.

Ai është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku pasi ka dhënë deklaratë, me vendim të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *