Dalin detaje tronditëse nga aksidenti tragjik: Mësohet se ai që shkeli fëmijën 5-vjeçar është familjar i tij

Një ngjarje e trishtë tronditi sonte qytetin e Mitrovicës.

Një fëmijë 5 vjeçar derisa po ngiste bicikleten u godit nga një veturë që po lëvizte andej.

Burime ekskluzive bëjnë të ditur se djaloshi u godit aksidentalisht nga një familjar i tij.

Siç mëson “Mitropol”, djali i axhës shkeli djalin e axhës së tij.

Vozitësi i veturës për momentin ndodhet në spital pasi dyshohet se pësoi traumë nga ngjarja.

Rasti ndodhi sonte në rrugën “Shaban Polluzha” rreth orës 19:00, me ç’rast për shkak të plagëve vogëlushi ndërroi jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *