Një fëmijë i moshës 5 vjeçare ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur para pak minutash në Mitrovicë.
Lajmin e ka konfirmuar për “Jepi zë” zëdhënësi i Policisës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Njoftimi i plotë:
Aksident trafiku me fatalitet
Rreth orës 19:00 është raportuar se në rrugën ” Shaban Polluzha” Në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një biciklist . Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-biciklisti i moshes pesë (5) vjeçarë.