Mëngjesin e sotëm ka goditur një tërmet 6.1 ballë, Afganistanin lindor, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 250 personave..
Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, tërmeti u regjistrua në thellësinë 51 km.
Agjencia shtetërore e lajmeve “Bakhtar” që raportoi detajet e reja, tha se ekipet e shpëtimit po shkonin me helikopter.
Në një postim në Twitter, një zëdhënës i qeverisë afgane, shkruan: Një tërmet i fortë tronditi katër rajone të provincës Paktika, duke vrarë dhe plagosur qindra bashkatdhetarë e shkatërroi dhjetëra shtëpi.
Ne u bëjmë thirrje të gjitha agjencive të ndihmës së shpejtë që të dërgojnë menjëherë ekipe në zonë, për të parandaluar katastrofën e mëtejshme.
JUST IN ? Afghanistan state-run news agency reports more than 150 people killed in #earthquake in country's eastern province.
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) June 22, 2022
pic.twitter.com/QIQFGtQanf