U përfol për një lidhje mes Fisnik Sylës dhe moderatores së njohur, ajo shpjegon gjithçka me ‘letra hapur’

Moderatorja Ester Bylyku ka reaguar për herë të parë pas lajmeve se ka nisur një romancë me ish-partnerin e Fjolla Morinës, Fisnik Sylën.

Në një postim në Instastory, moderatorja ka mohuar zërat se është në një lidhje me biznesmenin,“Nuk jam në një lidhje. Me asnjë figurë publike!!”– shkruan moderatorja.

Nga ana tjetër Fisnik Syla ka konfirmuar se është në një lidhje, këtë konfirmim biznesmeni zgjodhi ta bëjë në rrjetin e tij social Snapchat.

Ai publikoi një foto duke drekuar buzë detit me të dashurën e re, mirëpo vetëm kaq detaje ka ndarë Syla në Storyn e tij në Snapchat, ai akoma vazhdon ta mbajë mister identitetin e vajzë, të cilës i duket vetëm dora.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *