Shqiptari e sheh tmerrin me sy në Ksamil: Një skaf përpak sa nuk e vret por…

Ngjarja e djeshme e ndodhur në Potam tronditi të madh e të vogël, pasi një efektiv polici, duke shkelur ligjin ashiqare, hyri në bregdet me skaf dhe i mori jetën 7-vjeçares Jonada Avdiaj. Ngjarje si e djeshmja, kanë ndodhur edhe pak ditë më parë, por fatmirëisht, të lënduarit kanë shpëtuar për mrekulli, ndërsa policia dhe autoritetet përkatëse nuk kanë bërë punë e tyre në zbatim të ligjit.

Ditën e sotme, policia e shtetit, doli në terren, por ishte shumë vonë, pasi një familje po vajtonte për fëmijën e tyre të pafajshme.

Mirëpo, incidentet me skaf janë shumë të shpeshta në bregdetin e jugut. Një rast i tillë ka mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA.

Një i ri ka kapur momentin, kur ka qenë i zhytur në det, shumë pranë bregut në Ksamil dhe drejt tij ka ardhur një skaf. Fatmirësisht, i riu e ka parë në kohë skafin dhe është shmangur, ndërsa drejtuesi i mjetit lundrues nuk ka ndaluar aspak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *