Gjenerali që akuzohet për krime lufte në Kosovë zgjedhet nënkryetar i Kuvendit të Serbisë

Ish-komandanti I Brigadës së 549 të Ushtrisë së Jugosllavisë që akuzohen për krime lufte në Kosovë, Bozhidar Deliq ka marrë besimin e 197 deputetëve serbë për ta marrë pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë.

Deliq ishte paraqitur dëshmitarë i mbrojtjes në seancat në Tribunalin në Hagë në rastin e Sllobodan Millozheviqit si  dhe në rastin e Vladimir Lazareviqit – të shpallur fajtorë për krime lufte në Kosovë.

Në brigadën që e ka udhëhequr Deliq është raportuar se ka pasur edhe mercenarë rusë që kanë luftuar kundër shqiptarëve në Kosovë që e kërkonin lirinë prej okupuesit serb.

Deliq në zgjedhjet e fundit në Serbi ishte bartës i listës “NADA”.

E zgjedhja e tij nga deputetët që shumica prej tyre janë pjesë e partisë së Aleksandër Vuçiqit, vjen në një kohë kur në Veriun e Kosovës kishte tensione.

Pikërisht ato tensione rezultuan pas disa deklaratave që Vuçiq i dha mesditën e së dielës. /Express

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *