Telashet mes familjarëve në vendin tonë, shpesh herë tejkalojnë muret e shtëpive ku nevojitet ndërhyrja e Policisë së Kosovës.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në Prishtinë, ku një burrë ka denoncuar në Polici vëllain e tij, me të cilin ka probleme.
Sinjali mëson se 54-vjeçari dyshohet se ia ka djegur pasaportën vëllait të tij, e më pas e ka kërcënuar se do t’i kallë edhe banesat.
Viktima ka bërë kërkesë për udhërmbrojtje, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’.