5 persona bëhen llom mes vete në Obiliq, dy prej tyre përfundojnë në spital

Një përleshje fizike në mes të disa personave është raportuar mbrëmë në Obiliq.

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë të dyshuar meshkuj, pasi që janë përleshur fizikisht.

Dy nga të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që të dyshuarit pas intervistimit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *