Një zyrtar doganor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare është përballur dje me një kërcënim serioz nga një person, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për një shofer kamioni i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje me doganierin, i është vërsulur atij me një thikë në dorë, me qëllim që ta sulmojë.
Viktima ka denoncuar rastin në Polici, me ç’rast i dyshuari është arrestuar menjëherë dhe i është konfiskuar thika të cilën e posedonte.
Ai është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.