Një vajzë e mitur kishte dalë nga shtëpia e saj në fshatin Kçiq i Madh të komunës së Mitrovicës dy ditë më parë, por nuk u kthye më. Kjo bëri që babai i saj të denoncojë rastin në Polici, duke filluar kështu kërkimet për të, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se babai ka deklaruar në Polici se vajza e tij kishte thënë se do shkojë te një shoqe, por që kur e ka kërkuar atje, ajo nuk ka qenë aty.
E dy ditë më vonë, babë e bijë janë paraqitur në stacionin policor në Mitrovicë, ku para hetuesve policorë e mitura ka deklaruar se ka qenë te një shoqe, por nuk ka arritur t’i lajmërojë prindërit e saj, për shkak se telefoni i saj kishte pasur një defekt.