Dje ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Lulzim Gutaj”, në Prizren, mes dy vetura ka ndodhur aksidenti dhe janë lënduar tre persona.
Shoferët e dy veturave dhe një pasagjer janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor, teksa automjetet kanë pësuar dëme materiale.
Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë të ditur se aksidenti u shkaktua si pasojë e mosrespektimit të përparësisë së kalimit nga shoferja 19-vjeçare, e cila gjatë kyçjes në rrugën kryesore, godet një veturë tjetër.